Në Washington është regjistruar vdekja e dytë nga koronavirusi Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa janë shfaqur edhe rastet e para në New York.
Deri më tani numri i viktimave në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3 mijë, shumica prej të cilëve janë në provincën Hubei të Kinës ku është shfaqur virusi për herë të parë.
Ndërkaq CNN raporton se janë mbi 88 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në dhjetra vende të botës. /Gazeta Shneta/