Kanadaja së shpejti do të bëhet vendi i parë në botë ku etiketat paralajmëruese do të shfaqen në cigare individuale.
Kjo u njoftua për herë të parë vitin e kaluar nga Health Canada dhe synon të ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga zakoni. Rregulloret hyjnë në fuqi më 1 gusht, shkruan AP news, transmeton Gazeta Shneta.
Cigaret e madhësisë “King” do të jenë të parat që do të paraqesin paralajmërimet dhe do të shiten në dyqane deri në fund të korrikut 2024, e ndjekur nga cigaret me madhësi të zakonshme dhe puro të vogla deri në fund të prillit 2025.
“Ky hap i guximshëm do t’i bëjë mesazhet paralajmëruese shëndetësore praktikisht të pashmangshme,” tha të mërkurën Ministrja e Shëndetit Mendor dhe Varësive Carolyn Bennett.
Paralajmërimet – në anglisht dhe frëngjisht – përfshijnë “helm në çdo fryrje”, “tymi i duhanit dëmton fëmijët” dhe “cigaret shkaktojnë impotencë”.
Health Canada tha se strategjia synon të reduktojë përdorimin e duhanit nën 5% deri në vitin 2035. Rregulloret e reja gjithashtu forcojnë imazhet grafike të lidhura me shëndetin që shfaqen në paketimet e duhanit.