Kanceri i vezoreve njihet si një “vrasës i heshtur”, pasi në kohën kur shfaqen simptomat, sëmundja shpesh është përhapur tashmë.
Por në raste të caktuara të kancerit agresiv të vezoreve, simptomat shfaqen në fazat e hershme të tumorit. Në ato raste, mjekët në gatishmëri mund të veprojnë shpejt, duke u ofruar pacientëve një prognozë shumë më të mirë, zbulon një studim i ri – shkruan Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Kjo qasje e “testimit të shkaktuar nga simptomat” çoi në operacione që hoqën me sukses pothuajse të gjithë indin e dukshëm kanceroz në tre të katërtat e pacientëve të diagnostikuar në këtë mënyrë, raportojnë studiuesit britanikë.
Ata besojnë se studimi kundërshton nocionin se kanceri i vezoreve është gjithmonë shumë i avancuar sapo të shfaqen simptomat.
Në vend të kësaj, “gjetjet tona theksojnë rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për simptomat e kancerit ovarian për të lehtësuar diagnozën e hershme,” tha autore e studimit Dr. Sudha Sundar. Ajo është profesoreshë që zhvillon veprimtarinë e fushës së kancerit gjinekologjik në Universitetin e Birminghamit në Angli.
Gjetjet u publikuan në 13 gusht në “International Journal of Gynaecological Cancer”.
Britania e Madhe miratoi testimin e shkaktuar nga simptomat për kancerin ovarian si një protokoll standard në 2011.
Sipas protokollit, nëse një grua përjeton simptoma të tilla si dhimbje, fryrje/ënjtje barku dhe ndjesi e ngopur menjëherë pasi ka filluar të hajë, ato i referohen testimit të mëtejshëm.
Ky kontroll përfshin një test gjaku që shikon nivelet e një proteine të quajtur CA125, një biomarker për praninë e mundshme të kancerit ovarian, plus një ultratingull abdominal.
Nëse gjenden rezultate pozitive, pacienti përcillet me shpejtësi për referim në rishikim spitalor (të mbikëqyrur nga një gjinekolog) brenda dy javëve të ardhshme. /Gazeta Shneta/


