Në klinikën ku lindin dhe ushqehen fëmijët për herë të parë, ka ndodhur diçka e pazakontë.
Një nënë e shtrirë në këtë klinikë, është fotografuar teksa ka thërrmuar bukën për zogjtë, shkruan Gazeta Shneta.
Në fotografinë e dërguar nga një lexues, nëna shihet duke zgjatur duart jashtë dritares për të hedhur bukën e mbetur.
Ajo ka vendosur bukën në strehët e dritareve në katin e katërt të Gjinekologjisë, për zogjtë e uritur.