Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Klinikën e Pediatrisë rritet numri i fëmijëve me virozë, shumica me të vjella e diarre

Lajme 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është rritur numri i rasteve të fëmijëve me të vjella e diarre.

Në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, brenda 24 orëve kërkojnë trajtim mjekësor rreth 140 fëmijë, shumica me diarre. Përveç me këtë sëmundje, fëmijët dhe prindërit që kujdesen për ta derisa janë në spital, po ankohen për mungesë të kushteve në tualeteve dhe mungesë të shtretërve, andaj mjekët janë detyruar që pacientët t`i dërgojnë edhe në reparte tjera e me këtë rast, është shpërndarë ky virus edhe te fëmijët e tjerë.

Mesdita e gjeti repartin e Gastroenterologjisë në Pediatri me disa kërkesa për spitalizime të reja. Viroza e barkqitjes e të vjellave që po shoqërohet edhe me temperaturë të lartë, ka bërë që fëmijë të shumtë të shtrihen në spital.

Në repartin e Gastroenterologjisë janë 22 shtretër, në shumicën prej tyre janë vendosur nga dy fëmijë, ndërkohë fëmijë më këto simptoma kanë filluar të shpërndahen edhe në reparte të tjera.

Se viroza e barkqitjes e përcjellë më të vjella e temperaturë po rritet shpejt, e thotë edhe pediatri Ali Venhari.

“Kemi kryesisht rritje të numrit të rasteve me barkqitje, vjellje, për shkak te verës, numri është në rritje, brenda 24 orëve numri i vizitave është 130-140″, tha ai.

Vështirësitë në menaxhimin e situatës po shtohen. Mungesa e shtretërve është problematikë në vete.

“Është e detyrueshme, as për ne nuk është lehtë me i trajtu dy fëmije në një shtrat”, tha Venhari.

Por, mungesa e shtretërve nuk është problemi i vetëm aktual në Pediatri. Gjithë fëmijët e këtij reparti, bashkë me nënat e tyre, e kanë vetëm një tualet në shërbim.

Brenda 24 orëve në Pediatri kërkojnë trajtim mjekësor rreth 130 fëmijë, shumica prej tyre janë me virozën e barkqitjes e të vjellave. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar, deri në uljen e temperaturave. /rtk

Artikulli paraprak18-vjeçari nga Kosova aplikoi në 37 universitete të mjekësisë, pranohet në të gjitha
Artikulli i rradhës Shqetësuese ikja e infermierëve nga Kosova: Migrimi tyre vështirë mund të ndalet

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.