Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

18-vjeçari nga Kosova aplikoi në 37 universitete të mjekësisë, pranohet në të gjitha

Lajme 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkurroi në 37 universitete të mjekësisë, e në të gjitha u pranua. Por Bleron Hajdari që jeton në Frankfurt të Gjermanisë zgjodhi ta kryejë shkollimin bash në këtë qytet. 18-vjeçari që e përfundoi gjimnazin me notë maksimale 1.0, e ka menduar edhe specializimin që do të kryejë, pas 6 vitesh studime.

“Tash po mendoj me ndjekë ortopedinë dhe kirurgjinë, sepse më pëlqen me punu me sport edhe babi jem është tu punu si ortoped, andaj ky është drejtimi i mjekësisë që e kam pa deri tash më së shumti dhe më është dok më interesant”, deklaroi Hajdari.

Ai tha se synimet i kishte të qarta rreth asaj që dëshironte të arrinte, dhe ia doli me punë e disiplinë. E për sukseset e të riut shkruajtën edhe gazetat gjermane.

“Kam marrë pjesë në gara të historisë, matematikës dhe biologjisë, kam dal i suksesshëm në ato lëndë, e për historinë kam mujt me fitu një çmim nga Ministri i Kulturës i Republikës së Esenit, për atë kanë nis me shkru gazetarët”, pohoi tutje ai.

Krenar për të arriturat e Bleronit shprehet babai i tij, që vjen nga Skenderaj e i cili po ashtu vepron në fushën e mjekësisë, ku si ortoped punon në Gjermani tash e 30 vjet.

“Është një fëmijë shume i urtë, i sjellshëm, e i disiplinuar, derisa si pikë plotësuese që e ka zgjedhë rrugën e mjekësisë më bën të ndjehem mirë, megjithëse unë nuk ju kam përzi, ka qenë zgjedhja e tij”, tha Muharrem Hajdari

18-vjeçari do të marrë pjesë në një garë të filozofisë pas një jave, e pastaj do të nis përgatitjet për fakultet. /Klan Kosova

Artikulli paraprakNjë studim kombëtar rreth kancerit të veshkave tregon rezultate premtuese
Artikulli i rradhës Në Klinikën e Pediatrisë rritet numri i fëmijëve me virozë, shumica me të vjella e diarre

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.