Një kamerë laserike për matje të temperaturës është vendosur në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare.
Kamera është vendosur në hyrjen kryesore dhe do të shërbejë për matjen e temperaturës për stafin e klinikës si dhe për pacientët, për të detektuar ata persona që mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Kamera është donacion nga një kompani private ‘Professional alarm’. /Gazeta Shneta/