Në kohën kur gripi sezonal ka marr jetën e 4 qytetarëve në Qendrën Klinike Universitare po mungon medikamenti kryesor i cili përdoret si antivirusal ‘Tamiflu’.
Mungesën e këtij medikamenti e ka konfirmuar edhe drejtoria e QKUK-së, të cilët në një përgjigje për Gazetën Shneta kanë deklaruar se do të bëjnë blerje urgjente.
“Drejtoria e SHSKUK-së e ka lejuar blerjen urgjente të Tamiflu për nevojat e Klinikës Infektive. Momentalisht produkti është në procedurë të prokurimit, meqë me Listën e re Esenciale është futur edhe ky produkt si oseltamivir”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë.
Tamiflu është emri tregtar i medikamentit Oseltamivir dhe përdoret në terapinë antivirale në rastet e gripit me infulencë A dhe B. Poashtu ky medikament është një nga opsionet për trajtimin edhe të koronavirusit, i cili deri më tani ka marr jetën e mbi 130 personave në Kinë.
Sipas udhëzimeve ky medikament preferohet të përdoret tek pacientët që kanë komplikime ose janë në rrezik të komplikimeve brenda 48 orëve. Aktualisht pacientët që kanë nevojë për këtë bari në Infektivë, po furnizohen nga familjarët e tyre.
Gazeta sot ka raportuar për vdekjen e dy pacientëve nga gripi sezonal në Infektivë, duke çuar kështu numrin e të vdekurve në 4 persona nga gripi në Kosovë. /Gazeta Shneta/
Dy pacientë ndërruan jetë nga gripi në QKUK, shkon në 4 numri i të vdekurve