Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në kushte të mjera, Pediatria në Mitrovicë të Jugut pret objektin e ri

Lajme 12/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nën lagështi e myshqe, fëmijë të sëmurë marrin trajtim në Repartin e Pediatrisë në Mitrovicë të Jugut.

Objekti i pamirëmbajtur gjendet ngjitur Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por është pjesë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut, i cili ndodhet rreth 1.5 kilometra larg.

“Kushtet janë shumë të këqija”, thotë një nënë teksa kujdeset për fëmijën e saj të shtrirë.

Pranë shtratit të vjetër qëndron edhe një bombolë e ndryshkur oksigjeni.

“Kushtet në të cilat kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, janë të paimagjinueshme për një shtet që pretendon të hyjë në Evropë”, thotë shefi i repartit, Qenan Cabra, për Radion Evropa e Lirë

“Pos tjerash, jemi edhe larg spitalit kryesor. Analizat laboratorike, radiologjia, konsultat me mjekë të tjerë – të gjitha janë larg prej këtu. Prindërit duhet të paguajnë taksi, ose të shkojnë në këmbë deri te spitali”, thotë ai.

Cabra tregon se në kushte të tilla punohet që nga paslufta, më 1999, por kjo nuk është e vetmja problematikë, sipas tij.

Aty punojnë vetëm shtatë mjekë – katër prej të cilëve udhëtojnë nga Prishtina, rreth 40 kilometra larg – ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, shkon deri në 50 në ditë.

Gjendja nuk pritej të vazhdonte kështu përgjithmonë. Në vitin 2016, me ndihmën e një organizate humanitare, u ndërtua një objekt i ri në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili do të shërbente si repart i pediatrisë.

Por, kanë kaluar shtatë vjet dhe ai nuk është funksionalizuar ende.

Sipas disa punonjësve në spital, ka pasur mosmarrëveshje midis projektuesit të objektit, donatorit, investitorëve dhe kompanive punëkryese.

Për pasojë, thonë ata, objekti është shfrytëzuar shpesh si depo për ilaçe.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë e vizitoi atë javën e kaluar dhe pa shtretër pacientësh e pajisje të pashfrytëzuara kurrë. Në disa vende, dyshemeja po ashtu kishte nisur të prishej.

“Çdo objekt i pabanuar, edhe pse është i ri, dëmtohet, sepse nuk është i mbikëqyrur”, thotë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Buçinca Zhubi, e cila ka marrë udhëheqjen e këtij institucioni para dy vjetësh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se po punon intensivisht që objekti i dedikuar për Repartin e Pediatrisë, të futet në punë.

Disa punime, sipas saj, janë ripërtërirë në fund të gushtit. Kjo gjendje është pasojë e planifikimeve jo të duhura, thotë ajo.

“Fatkeqësisht, shumë pak kemi dokumente nga punimet e këtij objekti. Shumë pak kanë lënë gjurmë përgjegjësit e mëparshëm, andaj edhe nuk kemi mundur ta gjejmë një përgjegjës se kujt t’i adresohemi”, thotë Buçinca Zhubi, duke mos specifikuar më shumë.

As Ministria aktuale e Shëndetësisë, e cila është zgjedhur para më shumë se dy vjetësh, nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur më herët me objektin në fjalë.

Por, thotë se ka bërë vlerësimin e gjendjes së tij dhe se duhen mbi 500 mijë euro investime për ta vënë në funksion. Në këtë kosto përfshihen: riprojektimi, pajisjet mjekësore, inventarët, burimet njerëzore e të tjera.

“Është bërë projektimi dhe pritet që të bëhet publikimi i aktivitetit të prokurimit për kryerjen e punimeve. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka hartuar dhe finalizuar planin e veprimit, në përputhje me vlerësimin e gjendjes në këtë repart”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Se kur do të funksionalizohet ky objekt, nuk është e qartë – askush nuk jep ndonjë afat. Deri atëherë, fëmijët mitrovicas do të kenë adresë të parë repartin e vjetër te Qendra e Mjekësisë Familjare, i cili i ka vetëm shtatë shtretër për pacientë.

Sektori i shëndetësisë në Kosovë, prej vitesh, përballet me sfida – nga mungesa e barnave deri te ikja e stafit shëndetësor – përkundër zotimeve të institucioneve se do ta përforcojnë atë.

REL-i ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka klinika ku pacientët duhet të presin me vite për të marrë një shërbim, në disa të tjera familjarët duhet të bëjnë punën e infermierëve.

Përveç QKUK-së në Prishtinë, Kosova ka edhe shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj e Vushtrri. /REL

Artikulli paraprakMSh: Promovohet udhëzuesi për përdorimin e antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Artikulli i rradhës Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte e mensë, këto janë kriteret

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.