Kryetarja e shoqatës së pacientëve me kancer, Violeta Pirana, ka kërkuar që ilaçi “Valamar” i cili kuron sëmundjen e kancerit të futet në listën esenciale të barnave.
Kryetarja Pirana ka treguar për rëndësinë që ka ilaçi Valamar apo siç njihet te ne Ribociklib për personat e prekur me kancer. Një ilaç i cili duhet të përdoret çdo ditë dhe kushton shtrenjtë.
“Nuk ka të drejtë askush të dënoj me vdekje pacientin duke mos ja aprovuar ilaçin për jetë. Onkologët e KO duhet të insistojnë më tepër për ‘Ribociklib’. Ilaçi kushton shumë shtrenjtë dhe buxheti i familjeve kosovare nuk mund të mbuloj këtë ilaç. Pacienti nuk mundet me nderpre asnje dite ilaqin, sepse jeta e saj varet nga ky ilaq, – ka shkruar ajo.
Më tutje ajo ka treguar se lista esenciale është nënshkruar, por Ribociklibi nuk është pjesë e listës.
“Prandaj ftoj të gjithë që marrin ‘Ribociklib’ të lajmërohen që të kemi numrin e saktë. Askush, pra askush nuk ka të drejtë të mohoj të drejtën e jetës së qytetarit. LE është nënshkruar, por ‘Ribociklibi’ nuk është në këtë listë e që do të duhej medoemos të ishte”, ka thënë Pirana.
Përmes një reagimi në rrjetin e saj në facebook ka ftuar të gjithë personat që kanë pozita vendimarrëse që të marrin hapa konkretë lidhur me këtë cështje.
Postimi i plotë:
ILAQI I DUHUR NE KOHEN E DUHUR
Ne lajme tash degjova per pacienten e cila merr Valamar ilaqin e cila kushton teper shtrenjte dhe nuk eshte ne LE.
Numri i pacienteve qe marrin kete ilaq eshte shume i madh.
Ky ilaq duhet te mirret tere jeten jo vetem nje kohe te caktuar.
Sipas te drejtave te njeriut cdo njeri ka drejte te merr ilaqin qe ja zgjat jeten.
Nuk ka te drejte askush te denoj me vdekje pacientin duke mos ja aprovuar ilaqin per jete.
Onkologet e KO duhet te insistojne me teper per Ribociklib.
Ilaqi kushton shume shtrenjte dhe buxheti i familjeve kosovare nuk mund te mbuloj kete ilaq.
Pacienti nuk mundet me nderpre asnje dite ilaqin, sepse jeta e saj varet nga ky ilaq.
Prandaj ftoj te gjithe qe marrin ribociklib te lajmrohen qe te kemi numrin e sakte.
Askush pra askush nuk ka te drejte te mohoj te drejten e jetes se qytetarit.
LE eshte nenshkruar por ribociklibi nuk eshte ne kete list e qe do te duhej medoemos te ishte.
Mendoni per jeten e njeriut.
FTOJ TE GJITHE QE JANE NE POZITA VENDIMARRSE QE TE VENDOSIN ME ARSYE TE SHENDOSH DHE TE ECIN ME KEPUCET E PACIENTIT ME KANCERIN E GJIRIT METASTAZIK
ZGJIDHJE KA POR DUHET VULLNET
PERNDRYSHE PACIENTI DO TE DOREZOHET DHE KJO NUK DO TE JETE NE RREGULLE.
Klinika e Onkologjisë
Ministria e Shëndetësisë
Arben Vitia
Faton Sermaxhaj
/Gazeta Shneta/




