Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Malishevë regjistrohen 18 raste të reja të pickimit nga rriqrat

Lajme 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

18 raste të reja të pickimit nga rriqrat janë evidentuar në Komunën e Malishevës. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët të shtojnë masat e sigurisë dhe kujdesit nga rriqrat.

Rriqrat janë problem i madh kur temperaturat fillojnë të ngrihen. Sidomos në zonat që këto insekte qarkullojnë.

Komuna e Malishevës ndër vite përballet me këtë çështje. Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë të kësaj komune, vetëm gjatë këtij viti, 18 persona janë pickuar nga rriqrat dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, pickimi i rriqrave ka filluar dhe ky është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së etheve hemorragjike.

Komunat që më së shumti janë prekur nga ethet e tilla janë Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka dhe Gjakova.

Era Pireva, zyrtare nga ky Institut i ka thënë Insajderit se ekipet janë në terren çdo ditë dhe po bëjnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik në të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.

IKSHPK ka bërë apel që qytetarët të shtojnë masat e sigurisë dhe kujdesit. Ata kanë radhitur një varg rekomandimesh se si të ruhen nga ethet hemorragjike.

Artikulli paraprakShkruaja një letër foshnjës së palindur, në të ardhmen do ta çmoni më shumë se gjithçka
Artikulli i rradhës Vajzë apo djalë? Serena Williams zbulon pa dashje gjininë e “foshnjes mbretërore”?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.