Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkruaja një letër foshnjës së palindur, në të ardhmen do ta çmoni më shumë se gjithçka

Këshilla për shtatzëna 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh shtatzënat e mundojnë veten duke menduar për gjërat që duhet t’i kenë afër; ta gjejnë emrin më unik, ta mbushin dollapin me rroba që gjysmën prej tyre s’do kenë kohë t’ia veshin fëmijës…

Është shumë e lehtë ta humbasësh veten nëpër detaje dhe të harrosh fare që gjëja më e rëndësishmë është sjellja e një jete të re, pavarësisht kushteve që mund të të rrehtojnë për momentin, përcjellë GazetaShneta.

Nëse doni të përjetoni një moment që do të ngelet në botën tuaj të ndjenjave përgjithmonë, atëherë merreni një laps e një letër (jo, nuk mund ta përdorësh Notes në telefon!), ulu në një vend të qetë dhe fillo t’i flasësh fëmijës tënd gjithçka që ke në mendje.

Mos u brengos për renditjen, as mos u mundo të zgjedhësh gjuhën e sofistikuar. Lërë mendjen të të depërtojë përmes lapsit, sepse ato fjalë që do t’i lësh si gjurmë në letër, një ditë do të lexohen me mallëngjim nga fëmija yt. Dhe ku mund të ketë një përjetim më të dashur se ky…

“Mother.ly” ka përgatitur një shabllon që ju ndihmon të filloni nëse e keni të vështirë të lironi mendimet.

Ne e kemi përshtatur për juve që ta shkruani në gjuhën shqipe:

I/e dashur _________,

Unë jam shumë e _________ që do të të takoj. Të qenit shtatzënë me ty ka qenë  ______________________________________________________________. Jam shumë ________ që ti do të lindësh _____________________________________________________________. Po ashtu, mezi pres që të _________________________________________________.

Të jem nëna jote do të thotë _____________________________________________. E pranoj, nganjëherë jam ndjerë nervoze, por ____________________________________. Asnjëherë mos harro që ____________________________________________.

Shpresoj shumë ta dish gjithmonë se ___________________, dhe të ndjehesh i/e __________________, dhe të përjetosh ______________________. Në familjen tonë, _____________________________________________________.

Dua që ti të vazhdosh të zhvillohesh. Por kur ti të jesh gati të lindësh, unë do të _________, të___________ dhe ____________. Të premtoj se __________ dhe të siguroj që ti gjithmonë do të _________________.

Me shumë dashuri,

Nëna jote

/GazetaShneta/

Artikulli paraprak“Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap”, rrëfimi shokues
Artikulli i rradhës Në Malishevë regjistrohen 18 raste të reja të pickimit nga rriqrat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.