Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Maqedoni kryhet për herë të parë transplanti i mëlçisë nga donatori i vdekur

Lajme 25/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Maqedoninë Veriore është kryer për herë të parë transplanti i mëlçisë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Transplanti i parë i mëlçisë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Shkup, është kryer nga një donator i vdekur, transmeton Gazeta Shneta.

“Pacienti gjashtëdhjetëvjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë mori një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës mbrëmë pranoi t’i dhurojë organet”, thuhet në njoftim.

Përveç mëlçisë, nga donatori i njëjtë janë marr edhe veshkat të cilat sipas njoftim janë në proces për t’u përfunduar transplantimi.

Për këtë intervenim ministri Bekim Sali e ka falënderuar profesorin Zoran Karaxhov dhe ekipin e tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë.

Në Maqedoninë e Veriut transplanti i veshkës bëhet tash e disa vite, ndërsa transplanti i parë i zemrës është kryer në vitin 2020.

Njoftimi i plotë:

Sot, pikërisht në mesditë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, është kryer transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur në historinë e shëndetësisë në Maqedoni.

Pacienti gjashtëdhjetëvjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë mori një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës mbrëmë pranoi t’i dhurojë organet.

Krahas mëlçisë, momentalisht është duke u  zhvilluar transplantimi i veshkave në dy pacientë me sëmundje të veshkave.

-Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë personelit të përfshirë në ndërhyrjen e transplanteve, do të doja të falënderoja familjen e donatorit dhe vendimin e tyre për të shpëtuar jo një, por tre jetë. Ata na treguan edhe një herë se jeta mund të dhurohet.

Falenderojmë gjithashtu të gjitha ekipet mjekësore të përfshira në transplantim, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë me pacientët gjatë 24 orëve të fundit. Falënderim të veçantë meriton profesori Zoran Karaxhov dhe ekipi i tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, i cili sot shkroi një faqe të re jo vetëm në fushën e kirurgjisë së digjestive, por edhe në shëndetin e përgjithshëm, theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali

Artikulli paraprakNë Klinikën e Neurologjisë mbyllen katër dhoma për shkak të kundërmimit
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për nesër

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.