Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Klinikën e Neurologjisë mbyllen katër dhoma për shkak të kundërmimit

Lajme 25/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektoriati Sanitar e ka mbyllur një dhomë në Klinikën e Neurologjisë ndërsa katër të tjera janë jashtë funksionit për shkak të kundërmimit të aromave të pakëndshme brenda këtyre dhomave.

Sipas drejtorit të klinikës, Edmond Komoni, gjatë inspektimit Inspektoriati Sanitar ka vërejtur se në njërën dhomë kundërmimi ka qenë më i rëndë dhe si pasojë është mbyllur ndërsa tri dhomat e tjera janë jashtë funksionit.

“Inspektoriati Sanitar e ka vërejtur këtë dukuri në momentin e inspektimit ku në njërën nga dhomat ka qenë më e theksuar anadaj e ka mbyllur për përdorim për pacient deri në rinovim. Meqenëse problematika është e ngjashme edhe në 3 dhomat tjera ku kundërmimet janë më të rralla dhe kohբpaskohe, Inspektorët nuk i kishte mbyllur zyrtarisht, por na kanë rekomanduar që të mos përdoren deri sa të rregullohen të gjitha”, tha Komoni për Gazetën Shneta.

Komoni gjithashtu sqaron se objekti tani më i ka kaluar 40 vite të ndërtimit dhe disa nga instalimet janë të vjetëruara dhe ka vështirsi në mirëmbajtje.

Katër dhomat kanë nga një shtrat dhe banjo brenda hapësirës dhe shfrytëzohen për rastet apo diagnozat më specifike neurologjike.

“Ndërkohë përgjegjësit e ShSKUK-së ekipi i ka kryer disa punime në dhomën e mbyllur, por ende nuk është përfunduar për funksionalizim”, thuhet po ashtu në përgjigje.

Drejtori tregon se aktualisht klinika është në mungesë të katër shtretërve, dhe se një situatë të tillë janë duke u munduar të menaxhojnë në mënyrë të duhur që t’i mbulojnë të gjitha nevojat e pacientëve.

Gazeta gjithashtu ka tentuar të marrë edhe një prononcim nga Inspekoriati Sanitar por të njejtët nuk janë përgjigjur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKlinika e Radiologjisë së QKUK-së: Mbi 65 mijë radiografi janë realizuar për nëntë muaj
Artikulli i rradhës Në Maqedoni kryhet për herë të parë transplanti i mëlçisë nga donatori i vdekur

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.