Në Maqedoni shënohet dita e sëmundjeve të rralla

2017-02-28 në ora 08:20

Me rastin e shënimit të 28 shkurtit – Ditës së sëmundjeve të rralla, shoqata “Willson” Maqedonia do t’i prezantojë në Infoqendrën e BE-së në Shkup të dhënat për hulumtimin që tregoi se pacientët me sëmundje të rralla janë ende të pahetuar para ligjit në vend.

AIM bën të ditur se shoqata në fjalë u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që të bëjnë ndryshime ligjore për të siguruar realizimin e të drejtës së këtyre personave për shëndetësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se Maqedonia duhet të miratojë një strategji kombëtare për sëmundje të rralla si bazë e të gjitha angazhimeve të mëtutjeshme, para se gjithash ndërtimin e një ligji të posaçëm për sëmundjet e rralla.