Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në MSH thonë se është në finalizim drafti i Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Lajme 11/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës janë ndër të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, thotë se në bazë të Programit Legjislativ Qeveritar për vitin 2022, ka hartuar një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore i cili pritet të finalizohet.

Ndërsa nga Shoqata e Pacientëve thonë se pa sigurime shëndetësore nuk mund të presin një reformë në shëndetësi dhe çdo ndryshim tjetër që bëhet është vetëm ndryshim kozmetikë.

Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore. Qytetarët në Kosovë tash e sa vite vazhdojnë të presin nga qeveritë që t’ua bëjnë sigurimin shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, kanë thënë se Projektligji sa u përket sigurimeve shëndetësore është në proces të finalizimit dhe pas konsultimit me ekspert të jashtëm, do të përcillet për konsultime publike sipas procedurave.

“Ministria e shëndetësisë në bazë të Programit legjislativ qeveritar për vitin 2022, ka hartuar një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore. Zyrtari përgjegjës për hartim dhe finalizim të këtij Projektligji është në proces të finalizimit dhe konsultimit me ekspert të jashtëm në lidhje me përmbajtjen e këtij projektligji, sipas rekomandimeve të Ministrit. Pas përfundimit te të gjitha procedurave administrative, drafti i këtij projektligji do të përcillet për konsultime publike sipas procedurave”.

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka thënë se sigurimet shëndetësore ndikojnë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Por sipas Kodrës, vetëm institucionet që kanë ndikim në sistemin shëndetësor mund t’i çojnë proceset përpara për sa i përket sigurimeve shëndetësore.

“Pa fillimin e sigurimeve shëndetësore, nuk mund të presim një reformë në sistemin shëndetësor dhe çdo ndryshim tjetër që bëhet në shëndetësi, është kozmetike. Nuk është një ndryshim bazik që i duhet institucionit shëndetësor kosovar. Mirëpo pa ndihmën e institucioneve të tjera që kanë ndikim në sistemin shëndetësor, e pa ndihmën e qeverisë që ka ndikim në sigurimet shëndetësore, vetëm Ministria e Shëndetësisë nuk mundet t’i shtyjë proceset parapara”, tha ai.

Deri më tani për sa u përket sigurimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, ka hartuar vetëm një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore e i cili ende nuk është finalizuar.

Artikulli paraprakQMF II në Ferizaj s’ka stomatolog gjatë kujdestarisë
Artikulli i rradhës Barnat kundër dhimbjeve dhe antibiotikët mund të rrisin rrezikun e ritmit të çrregullt të zemrës deri në 70 për qind të shanseve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.