Mungesa e stomatologëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare II në Ferizaj ka pezulluar ofrimin e shërbimeve stomatologjike për qytetarët në këtë komunë. Pas orës 14:00 kjo qendër nuk mund të ofrojë shërbime stomatologjike.
“Njoftohen pacientët se në munesë të stafit, pasdite nga ora 14:00 – 20:00 nuk punohet. Për kryerjen e shërbimeve pacientët të orientohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – Stomatologji”, është shkruar në letrën e vendosur në drën kryesore të kësaj qendre.
Në QMF II janë vetëm tre mjek dhe shtatë infermierë. Në ndërrimin e pasditës, për ofrimin e shërbimeve të tjera në këtë qendër punojnë vetëm dy mjek dhe pesë infermierë.
Gazeta ka kërkuar sqarim nga drejtoresha e QKMF-së, Nadire Ymeri, për mungesë të stomatologëve në QMF II mirëpo e njejta deri në publikimin e këtij artikulli nuk është përgjigjur.
Përvec stafit të reduktuar, QMF në Ferizaj gjithashtu ka mungesë edhe të barnave dhe materialeve tjera shpenzuese.
Në anën tjetë, Kujdesi Parësor Shëndetësor ka mungesë të hapësirave dhe infrastruktura është e stërvjetëruar, për të cilën Gazeta Shneta ka raportuar javë më parë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar se së shpejti do të nisin punimet në ndërtimin e QMF II.
Vlera e ndërtimit të kësaj qendra është 1,7 milion euro. /Gazeta Shneta/
Mungesë barnash dhe infrastrukturë e stërvjetruar në QMF II në Ferizaj