Kirurgët shqiptarë të fëmijëve por edhe ndërkombëtarë, do të mblidhen në Prishtinë në fund të këtij muaji në simpoziumin e parë i cili do të organizohet nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Dr. Murat Berisha, i cili ka thënë se simpoziumi do të ketë edhe pjesëmarrje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Shneta.
“Ju njoftoj se më datën 19.04.2019 (e premte), nga ora 8.30, në Hotel International Prishtina, mbahet Simpoziumi i parë mbarëshqiptarë i Kirurgjisë së fëmijëve, me pjesëmarrje ndërkombëtare”, ka shkruar Berisha.
Në këtë simpozium pritet të marrin pjesë kirurgët shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo ngjarje do të organizohet edhe me përkrahje të Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. /Gazeta Shneta/





