Në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet për herë ta parë “Dita e binjakëve”.
Prindërit e binjakëve, trinjkaëve, etj, janë ftuar të marrin pjesë në organizimin që do të mbahet në qendër të Prishtinës. Për nder të kësaj dite të fëmijëve binjakë, do të bëhet parakalimi i tyre bashkë me prindërit nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar.
Prindërit janë të ftuar të marrin pjesë më 4 gusht duke filluar nga ora 11. Nga prindërit është kërkuar që të printojnë individualisht bluzat me zemra.
Dita e binjakëve shënohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vikendin e parë të muajit gusht. Gazeta Shneta/