Në QKUK dhe në Spitalet Rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar 494 raste të konfirmuara me COVID-19.
Në konferencën e mbajtur sot për media, Valbon Krasniqi, Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se në QKUK dhe Spitalet Rajonale janë duke u trajtuar 494 raste me COVID-19 shkruan GazetaShneta.
Prej tyre, 314 raste janë të konfirmuara pozitive me COVID-19.Nga këto raste, 177 janë duke marrë shërbimet në klinikat e QKUK’së, ndërsa 137 në Spitalet Regjionale.
Në total, 13 pacientë të infektuar janë të intubuar dhe në gjendje kritike, ndërsa 23 pacientë të infektuar me COVID-19 janë me metodën jo invasive./GazetaShneta/