Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramadani ka njoftuar për rezultatet e Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ai ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste pozitive nga 420 mostra gjithsej të testuara në 24 orët e fundit. Ramadani ka bërë të ditur se janë shëruar 92 pacientë.
Ramadani ka deklaruar se janë 5237 raste pozitive në total nga mbi 29 mijë persona të dyshuar dhe 112 raste të vdekjeve, katër prej tyre në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skenderaj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.
Drejtori i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi ka deklaruar se në spitalet publike janë duke u trajtuar rreth 500 pacientë.
“Sot janë duke u trajtuar 494 raste të ndryshme, ku 319 janë me Covid. Kemi rritur kapacitetin në spitalin e Vushtrrisë me 60 shtretër si dhe kemi filluar shtimin e kapaciteteve me 10 shtretër në spitalin e Prizrenit”. /Gazeta Shneta/