Në QKUK i thonë se është mirë, në Shkup i konstatojnë dëmtime serioze në mushkri (Video)

2017-05-02 në ora 07:30

Një pacienti nga Prishtina i janë dhënë diagnoza të ndryshme nga dy ekipe të ndryshme të mjekëve nga QKUK-ja dhe një spitali privat në Shkup.

Në emisionin e fundit “Jeta në Kosovë” mund të ndiqni hulumtimin mbi trajtimin e një pacienti kosovar pasi ai u lëndua në një aksident trafiku.

Arsim Llugiqi nga Prishtina u godit nga një veturë më 3 prill dhe pësoi thyerje të brinjëve në të cilën gjendje u pranua në QKUK, konkretisht në Klinikën Torakale.

Në QKUK ai u lirua ditën e nesërme nën diagnozën e thyerjes serike të brinjëve dhe dëmtime të vogla në mushkëri.

Në fletëlëshimin e kësaj klinike kirurgët torakalë, Saudin Maliqi dhe Shqiptar Demaçi konstatojnë se pacienti mund të trajtohet në shtëpi  dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Në anën tjetër, Kirurgu Zhan Mitrev që e pranoi pacientin Arsim Llugiqi në spitalin “Filipi i Dytë”, në Shkup ka konstatuar se pacienti kishte dëmtime serioze në mushkëri nga thyerja e brinjëve dhe kishte nevojë emergjente për trajtim operativ.

Në “Jeta në Kosovë”, mund të ndiqni edhe raportet e dy klinikave tjera private në të cilat është kontrolluar Arsim Llugiqi.

Arsim Llugiqi përveç se kërkon përgjegjësi prej  personit që shkaktoi aksidentin ai do që më tutje të sqarohet dilema e gjendjes së tij shëndetësore.

Emisionin  e plotë “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: