Ja parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë

2017-05-02 në ora 07:42

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm, të vranët dhe me intervale me diell gjatë ditës së sotme.

Vranësirat vende-vende sipas këtij instituti, do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.