Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ne QKUK realizohet për herë të parë ndërhyrja kirurgjikale për Sindromën Eagle

Lajme 02/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar një sukses të veçantë, duke kryer për herë të parë në vend një ndërhyrje kirurgjikale për Sindromën Eagle, një patologji e rrallë dhe komplekse.

Sindroma Eagle shkaktohet nga zgjatja jonormale e procesit stiloid në bazën e kafkës dhe manifestohet me dhimbje të forta në qafë dhe fyt, vështirësi në gëlltitje dhe, në raste të rralla, probleme me qarkullimin e gjakut për shkak të afërsisë me arteriet karotide.

Pacienti, M. D., mashkull i lindur më 1964, paraqiste simptoma të vazhdueshme. Pas ekzaminimeve të detajuara, u konstatua një zgjatje e procesit stiloid rreth 5.5 cm, që e bëri të domosdoshëm trajtimin kirurgjikal.

Operacioni u krye me sukses përmes qasjes ekstraorale, duke mundësuar kontroll të plotë të strukturave vitale vaskulare dhe nervore. Pacienti ka shfaqur përmirësim të menjëhershëm të simptomave dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Ai pritet të lirohet së shpejti për trajtim shtëpiak.

Ndërhyrja u realizua nga ekipi kirurgjikal: Dr. Hajriz Rudari, Dr. Lulzim Vokrri, Dr. Rame Gashani dhe Dr. Art Jaha, ndërsa ekipi i anestezionit përbëhej nga Dr. Alban Gjonbalaj dhe Dr. Zanita Ismajli. Instrumentaret ishin Antigona Tahiri./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Mbi 2900 vizita specialistike dhe 59 operacione gjatë një jave
Artikulli i rradhës Një aplikacion i ri ndihmon pacientët me COVID të gjatë të menaxhojnë energjinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.