Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin javor të punës, ku bëhet e ditur se gjatë një jave janë ofruar mijëra shërbime shëndetësore për pacientët nga Peja dhe rajoni.
Sipas të dhënave, janë realizuar 2939 vizita specialistike, ndërsa 208 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Mesatarisht, 166 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në repartet e spitalit.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 59 ndërhyrje kirurgjikale, si dhe 200 trajtime me dializë për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim.
Në aspektin diagnostik, 1589 pacientë kanë kryer gjithsej 20,929 analiza laboratorike. Po ashtu, janë realizuar 593 rëntgenë, 369 ultrazëra, 61 rezonanca magnetike (MRI) dhe 16 mamografi.
Shërbime të tjera përfshijnë 18 ergometri, 68 ekokardiografi, 12 kolonoskopi dhe 21 gastroskopi, si dhe 236 shërbime fiziatrike.
Gjatë javës janë regjistruar edhe 10 lindje, prej tyre 8 djem dhe 2 vajza./Gazeta Shneta/



