Në QKUK u thyen dyert e zyrave të tenderëve – Veseli: Nuk vërehet se mungon diçka

2017-04-03 në ora 15:34

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot në mëngjes u panë dyert e thyera të zyrave të administratës.

Persona ende të panjohur kanë shqelmuar dyert ku janë të vendosur zyrtarët e prokurimit, aty ku zhvillohen procedurat tenderuese, shkruan Gazeta Shneta.

Dyert janë thyer, ndërsa policia është vënë në kërkim të personave që kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Në një prononcim për KTV, Shemsi Veseli, anëtar i bordit të SHSKUK-së, ka deklaruar se zyrtarët e prokurimit në shikim të parë s’kanë vërejtur që ka ndonjë mungesë.

Megjithatë, ai shpreson se policia do zbulojë personat që kanë bërë këtë krim dhe të kuptohet motivet.

‘Bastisja’ e zyrave të prokurimit të QKUK-së besohet të jetë realizuar gjatë fundjavës.

Ndryshe, QKUK-ja është përfshirë nga një valë skandalesh me tender në muajt e fundit. /Gazeta Shneta/