Në Shqipëri tashmë janë konfirmuar 10 pacientë me koronavirus Covid-19, tre prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive, një në Durrës dhe 6 të tjerë janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka njoftuar se deri më tani janë testuar 114 raste të dyshuara, prej të cilëve 10 kanë rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para.
Në laboratorin e ISHP-së aktualisht janë 3500 kite për të bërë analizat që identifikojnë koronavairusin. /Gazeta Shneta/