Ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi ka publikuar një aforizëm në profilin e saj në Facebook.
Zejnullahu-Raçi e cila udhëheq me shërbimin universitar dhe spitalor si institucioni më i lart shëndetësor në vend, ka publikuar një aforizëm sipas së cilës mjeku më i mirë është natyra.
“Mjeku më i mirë është natyra: shëron dy të tretat e sëmundjeve dhe nuk flet keq për kolegët”, thuhet në aforizmën e publikuar nga Zejnullahu-Raçi.

Zejnullahu-Raçi është emëruar ushtruese e detyrës së SHSKUK-së më 2 gusht të këtij viti. Në muajt e fundit pacientët në këtë institucion janë përballur me mungesa të shumta të barnave dhe materialeve mjekësore.
Mungesë të barnave dhe terapive ka pasur dhe vazhdon të ketë në Klinikën e Onkologjisë ku trajtohen pacientët me sëmundje të rënda. Mbetet të shpresohet nëse do të bëhet furnizimi, apo pacientët do t’i shërojë natyra. /Gazeta Shneta/




