Në spitalet publike të Kosovës janë duke u trajtuar 628 pacientë të dyshuar ose të konfirmuar me Covid-19.
Këto janë të dhëna të publikuara nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar për 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
“Bazuar në raportimet e të gjitha njësive në nivel të ShSKUK-së, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme trajtim shëndetësor po marrin 628 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, 440 prej tyre të konfirmuar me Covid, 419 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/