Ngjarjet dhe informacionet e fundit në lidhje me pandeminë në botë, mund t’i lexoni më poshtë.
Universiteti Johns Hopkins: Numri i të infektuarve në botë ka tejkaluar 20 milion të hënën sipas burimeve të Universitetit Johns Hopkins.Numri aktual i të infektuarve është 20,001,019 dhe të paktën 733,897 kanë vdekur.
Danimarka: Ndonëse ishte shteti i parë që lejoi lirimin e masave kufizues, sot Danimarka po shënon një rritje të rasteve të reja.Deri më sot, janë shënuar 14,815 të infektuar dhe 620 viktima.
SHBA: 5.1 milion është numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë ditës së djeshme janë shënuar afro 50,000 raste dhe 525 të vdekur.
Rusia: Rusia konfirmon vaksinën e parë kundër Covid-19.Presidenti Vladimir Putin ka thënë se vaksina ka kaluar nëpër të gjitha kontrollet e nevojshme, mirëpo deri më tani nuk ka lëshuar asnjë të dhënë shkencore në lidhje me testimin e vaksinës.
HongKong: Raportohen 33 raste të reja gjatë ditës së sotme në Hong Kong, numri më i ulët i infeksioneve të reja që nga 15 korriku.Hong Kongu ka rreth 4,181 të infektuar dhe 58 të vdekur./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN