Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më 29 dhe 30 tetor 2025, do të mbahet Simpoziumi i Kirurgjisë së Kraharorit VATS (Video-Assisted Thoracic Surgery), një ngjarje e rëndësishme mjekësore që bashkon profesionistë të shquar nga Kosova dhe Turqia.
Simpoziumi i organizuar nga CIAR Health Global në bashkëpunim me Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së, ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin shkencor dhe shkëmbimin e përvojave më të avancuara në fushën e kirurgjisë së kraharorit, me fokus në procedurat minimalisht invazive përmes teknologjisë VATS.
Ky aktivitet shkencor pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në ngritjen profesionale të stafit shëndetësor vendor dhe në përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kirurgjisë torakale. /Gazeta Shneta/




