Ky aktivitet vjen në edicionin e tij të pestë pas një pune intensive disa mujore si një përpjekje e përbashket dhe një punë serioze e një stafi të gjerë profesorësh dhe studentësh.
Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë, do të jetë e ndarë në 8 salla paralele, ku do të përfshihen:
1-Prezantime nga profesorë të ndryshëm dhe profesionistë të specialiteteve të ndryshme (200 referime)
2-Prezantime nga studentë të udhehequr nga pedagoge të ndryshëm (50 referime)
3-Prezantime individuale në poster (100 prezantime)
Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme përfshire këtu: Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Farmacisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Itali, Gjermani,Turqi, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Aktiviteti është në proces akreditimi dhe do te perfshije 22 kredite per pjesemarresit pasiv dhe 44 kredite per pjesemarresit aktiv.
Konferenca do të ketë 3 faza si më poshtë:
– Fazën e aplikimit të studentëve me tema shkencore në mënyrë aktive
/ Gazeta Shneta