Tetë foshnje nga një jetimore në Tokio po monitorohen për simptomat Covid-19 pasi testuan pozitive, sipas një deklarate nga Spitali Saiseikai i vendit.
Mjekët treguan se tetë foshnjet janë në gjendje të mirë dhe nën kujdesin e stafit mjekësor shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Një infermiere në jetimore ishte duke u përkujdesur për foshnjet.Ndërsa, stafi shtesë momentalisht janë duke qëndruar në shtëpi ngase dyshohej se kishin simptoma të Covid-19 (ethe dhe kollë) dhe tani ata po testohen./GazetaShneta/