Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Ukrainë, nënat sjellin dritën dhe shpresën e jetës së re në errësirë e katandisur tash e disa javë

Lajme 14/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Yuliya, lëkund butësisht foshnjën e saj të porsalindur në bodrumin e dendur të një qendre mjekësore në Kiev. 

“Ne jemi ulur këtu në bodrum dhe kemi qarë shumë,” thotë Yuliya. “Është e tmerrshme të shohësh tym dhe granatime. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar fëmijët tanë.”

Julias iu deshën dy ditë duke udhëtuar në këmbë nga shtëpia e saj jashtë Kievit përpara se të arrinte në sigurinë e Qendrës Rajonale Perinatale të Kievit.

Me dhunën shkatërruese, Yuliya nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përpiqej të gjente një vend të sigurt për të lindur fëmijën e saj. Ajo pranon se ka pasur momente kur mendoi se mund të mos arrinte fare këtu mes bombardimeve dhe shpërthimeve që kanë tronditur zonën, ditët e fundit.

“Më është dashur të udhëtoj nëpër fusha dhe nëpër pyje”, thotë ajo, duke shtuar se për shkak të disa problemeve shëndetësore, jo çdo institucion do të kishte qenë në gjendje ta ndihmonte atë të lindte fëmijën e saj të sigurt. “Por falë Zotit dhe mjekëve, tani kam një fëmijë – dhe jam gjallë.”

Yuliya është vetëm një nga shumë gra dhe fëmijë që kanë gjetur strehim në qendër, bodrumi i së cilës është kthyer në një maternitet të improvizuar.

Shumica e grave këtu largohen nga bodrumi vetëm kur kanë nevojë – për t’u larë, ose për të marrë diçka për të ngrënë. Por herën e fundit që Yuliya u largua nga bodrumi, ajo pa tym dhe dëgjoi shpërthime të mëdha nga jashtë.

Nataliya Heynts, drejtoresha e qendrës, thotë se situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për familjet. “Është e pamundur të jesh e përgatitur për këtë,” thotë ajo. “Është jashtëzakonisht ftohtë dhe errësirë, dhe nuk ka priza elektrike këtu poshtë.”

Stafi mjekësor në qendër po punon nën presion të madh, duke sjellë fëmijë pavarësisht granatimeve jashtë dhe shpesh duke punuar pa një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Një pjesë e stafit tashmë janë larguar me familjet e tyre. Si rezultat, Nataliya dhe kolegët e saj të mbetur kanë marrë role të shumta.

“Unë punoj si kuzhiniere, mjeke e rregullt dhe kirurge,” thotë ajo. “Por është përgjegjësia jonë të jemi këtu dhe të sigurohemi që qendra të jetë funksionale.”

Përveç shërbimeve të lindjes, qendra ofron strehim të përkohshëm për gratë që vijnë këtu për trajtim. Ato “nuk mund të kthehen në shtëpi,” thotë Nataliya, sepse “thjesht nuk kanë më një të tillë. Ne do të duhet të gjejmë zgjidhje të tjera.”

Ky artikull është marr nga faqja zyrtare e UNICEF-it, përkthyer nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakVirusi rekombinant Delta dhe Omicron i zbuluar në Francë, një provë tjetër e versionit hibrid
Artikulli i rradhës Infeksioni bronkial te fëmijët e vegjël, kështu mund të manifestohet gjendja mjekësore

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.