Hulumtimi i ri pretendon se ka gjetur provat e para të forta të një virusi rekombinant të Omicron dhe Delta në Francë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se do të “gjurmojë dhe diskutojë” situatën e fundit të krijuar, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Rikombinimi i virusit u identifikua në tre individë në Francë dhe vlerësimet sugjerojnë se ka qarkulluar që nga fillimi i janarit 2022.
Studiuesit thanë se versioni hibrid i koronavirusit kombinon shtyllën kurrizore të variantit Delta me proteinën gjembore të variantit Omicron. Rikombinimi gjenetik është një proces në të cilin dy variante infektojnë të njëjtën qelizë pritëse.
Është shumë herët për të ditur nëse këto infeksione “Deltamicron” do të jenë shumë të transmetueshme ose do të shkaktojnë sëmundje të rënda, thotë Philippe Colson nga ‘IHU Mediterranee Infection’ në Marsejë, Francë dhe autori kryesor i studimit.
Më herët kishin dalë njoftime për “Deltakron” në Qipro. Megjithatë, shumë ekspertë menduan se ka të ngjarë të ishte rezultat i kontaminimit të laboratorit gjatë procesit të sekuencës. /Gazeta Shneta/




