Në vend të sheqerit, njerëzit po hedhin kripë në kafe – arsyeja interesante

2017-04-10 në ora 19:15

Konsumuesit e rregullt të kafesë, janë njerëz kreativ dhe fanatik kur bëhet fjalë për kafenë. Së fundmi, në sipërfaqe ka dalë ideja që kafeja të pihet me kripë dhe jo me sheqer.

Disa njerëz preferojnë që kafenë ta pinë me sheqer dhe disa të tjerë pa sheqer fare, por disa adhurues të kafesë kanë provuar kripën në vend të sheqerit, me qëllim të përmirësimit të shijes, transmeton lajmi.net

Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, kjo ide është duke funksionuar. Natriumi e shtypë shijen e hidhur të kafesë duke dhuruar kështu një shije tejet të mirë.

Sasia e kripës që duhet të hidhet në kafe, duhet të jetë shumë e vogël në mënyrë që mos të ndikoj shumë në shije.

Përndryshe, shumë nga njerëz të mëdhenj, si ish shefi i Microsoft e kanë aplikuar këtë metodë të pirjes së kafesë.

Pra, në mëngjesin tjetër, sapo të zgjoheni, kafesë shtojini pak kripë dhe provojeni, ndoshta do të ju shijoj më mirë.