Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në vendet si Kosova, 1 në 10 barna janë të falsifikuara – Raporti i OBSH-së

Lajme 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një hulumtimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, 1 në 10 produkte medicinale janë të falsifikuara ose nën nivelin standard.

Kjo nënkupton që njerëzit në vendet si Kosova ku të ardhurat janë në këto nivele – po marrin barna që nuk arrijnë të trajtojnë ose parandalojnë sëmundjen, transmeton Gazeta Shneta.

Përveç dëmeve materiale që iu shkaktohen pacientëve, këto barna të falsifikuara mund të shkaktojnë edhe sëmundje të rënda apo edhe vdekjen.

“Imagjinoni një nënë që heq dorë nga ushqimi dhe nevojat tjera bazike, për të paguar barnat për trajtimin e fëmijës së saj. Kjo ndodh duke mos ditur që barnat janë jashtë standardit, ose të falsifikuara dhe kjo shkakton vdekjen e fëmijës”, ka deklaruar Dr. Tedros Adhanom, drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Kjo është e papranueshme”, ka shtuar ai.

Që nga viti 2013, OBSH-ja ka marr 1500 raporte për barna jashtë standardeve dhe të falsifikuara.

Nga këto raporte rezulton se antibiotikët dhe antimalarikët janë më të falsifikuarat.

42 për qind e raporteve vijnë nga rajoni afrikan, 21 për qind nga Amerika dhe po aq nga Evropa. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPayasli ua kishte zbuluar identitetin pacientëve të trajtuar me IVF në ‘Bahçeci’
Artikulli i rradhës Pediatrit amerikanë kanë një sugjerim për prindërit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.