Për të ulur rrezikun nga vdekja e parakohshme e foshnjave, mjekët kanë sugjeruar që të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit.
Megjithatë, jo në të njëjtin shtrat. Ky është sugjerimi i ekspertëve nga Akademia e Pediatërve në Amerikë.
Sipas ekspertëve, bebet duhet të ndajnë të njëjtën dhomë me prindërit për të paktën 6 muajt e parë të jetës, ndërsa idealja do të ishte të gjithë vitin e parë.
Kjo, sipas tyre do ta ulte me 50 përqind vdekjen e papritur të të vegjëlve.
Sipas Doktorit Paul Jarris, të paturit foshnjen pranë e bën më të thjeshtë të mbajturit atë nën monitorim, për t’u përkujdesur dhe për ta ushqyer. Në këtë mënyrë, shpjegon ai, prindërit do ta kenë edhe më të lehtë për të dalluar nëse diçka nuk shkon me të.
Megjithatë Jarris thekson se është me rëndësi që ata të kenë hapësirën e tyre dhe jo të flenë në të njëjtin shtrat me prindërit./tvklan.al