Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Spitali i Përgjithshëm ‘Sheikh Zayed’ dhe Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë njoftojnë organizimin e një simpoziumi të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK)..
Sipas njoftimit, ngjarja do të zhvillohet më 14 nëntor 2023, nga ora 10:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Hasan Prishtina’, në Vushtrri, , përcjell Gazeta Shneta.
Simpoziumi, i cili është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ofron një platformë për diskutime dhe shkëmbim informacioni për trajtimin dhe menaxhimin e diabetit. Të gjitha profilet e doktorëve të mjekësisë janë të mirëseardhur për të marrë pjesë. Për anëtarët e OMK-së, pjesëmarrja është pa pagesë.
Regjistrimi për ngjarjen do të kryhet në vendin e zhvillimit, dhe së shpejti do të jetë në dispozicion edhe orari preliminar i aktiviteteve. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme shëndetësore dhe të kontribuoni në një diskutim të pasur dhe të përgjegjshëm rreth diabetit.
Njoftimi i plotë: