Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës synon që të heqë provimin “Numerus Clausus” që përdoret për seleksionimin e studentëve të mjekësisë.
Ky provim do të zëvendësohej nga praktika, kërkohet në një mocion të bërë në parlament nga deputetja e CVP-së, Ruth Humbel.
Sipas autores së mocionit, provimi “Numerus Clausus” bën vetëm vlerësimin e nivelit dhe kompetencës intelektuale, përcjell albinfo.ch.
Por, për profesionin e mjekut janë shumë të rëndësishme edhe shkathtësitë praktike dhe kompetenca sociale.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal e shikon këtë kërkesë për ndryshim me sy kritik.
Kjo për faktin se nëse do të jetësohej ajo, shteti do të detyrohej të siguronte dhe mirëmbante për çdo vit nga 3500 vende të reja ku studentët do të realizonin praktikën në mjekësi. Sidoqoftë, në Univesritetin e Cyrihut edhe për vitin akademik 2017-2018 është vendosur provimi “Numerus Clausus”.