Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nekibja dënohet me 150 franga sepse këndoi rrugëve të Zvicrës!

Lajme 30/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar (150 franga). Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit

Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown. Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë.

Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.

Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishi akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo për gazetën “24Heures”.

“Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”. Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën “Ëhisper” të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.

Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. “Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. “Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni”, i është drejtuar gjyqtari shqiptares. Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.

Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.

Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Artikulli paraprakA e dalloni dot rrezikun që i kanoset kësaj vogëlusheje? (Foto)
Artikulli i rradhës E plotë, por e adhurueshme me të brendshme (Foto)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.