Prindërit e rinj shumë shpejt mësojnë se në të shumtën e rasteve vendimet e tyre rreth fëmijëve nuk i marrin për bazë.
Kështu është edhe historia e kësaj nëne e cila në faqen e Facebook ‘’Breastfeeding Mama Talk’s’’, tregoi historinë e saj rrëqethëse.
E gjitha sipas saj filloi kur vajza shkoi në vizitë tek nëna e saj, dhe fëmijët ishin të gëzuar që ishin tashmë në shtëpinë e gjyshes së tyre, shkruan CafeMom, transmeton Gazeta Shneta.
Në mesin e fëmijëve, kjo nënë kishte edhe një vajzë të vogël e cila ishte rreth 3 javësh, ndërsa debati që filloi ishte që nëna e re kishte vendosur ta ushqente beben e saj pa e mbuluar.
Kjo gjë nuk i pëlqeu gjyshes dhe i kërkoi që ta mbulonte pasi ishte në shtëpinë e saj, dhe gjërat bëheshin si thoshte ajo.
Nëna shpjegoi më tej që arsyeja përse nuk ja mbulonte kokën foshnjës, ishte për shkak se ajo vetë refuzonte diçka të tillë, ndërsa e gjithë kjo përfundoi në largimin e nënës së re nga shtëpia.
Ndërsa kjo histori, pati reagime të shumta, ku një pjesë e madhe e mbështeste vendimin e nënës, por edhe gjyshja kishte mbështetësit e saj.
Pa marrë parasysh rrethanat, familja duhet të mbështes njëri-tjetrin në vendimet që janë më të mira për foshnjën./Gazeta Shneta/