Të gjitha nënat e dinë se nuk duhet ta lënë vetëm shumë gjatë foshnjën e tyre.
Por, njëra e mësoi këtë rregull në mënyrë të vrazhdë, transmeton Gazeta Shneta.
Naomi Watson, një nënë nga Nju South Uells, ka përjetuar tmerrin në ditën e fejesës së saj.
Përderisa ishte duke u marrë me çështjen e fejesës, ajo e harroi për një moment bebën e saj Sophie vetëm.
“Ajo ishte duke zbuluar gjëra, sikurse të gjitha bebet”, tregoi Watson. Por, nuk i vonoi shumë dhe bebës disa muajshe i ra afër një gotë me çaj të nxehtë.
Likuidi nga gota ra komplet në trupin e bebës pasi kjo e fundit e rrëzoi duke i shkaktuar asaj djegie të rënda.
Sophie tani po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale për ta rikthyer butësinë e lëkurës.
Kujdesi i nënave në këtë fazë të zhvillimit të bebës duhet të jetë maksimal, pasi është në fazë delikate. /Gazeta Shneta/