Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna e pamëshirshme serbe ua mori jetën foshnjave binjake

Lajme 20/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë e re në qytetin zviceran të Luzernit ka kryer një krim makabër, teksa mediat raportojnë se ajo lindi në shtëpi dy binjakë dhe u mori jetën atyre, duke i copëtuar pasi i plasi disa herë në mur.

Trupin e njërit prej fëmijëve ajo e fshehu në një arush gjigand, ndërsa copat e trupit të tjetrit i fshehu në një shportë lavanderie.

Një gjykatë dëgjoi dëshminë e gruas me origjinë serbe, të quajtur Jelica S., 23 vjeç. Ajo tha se ishte e vetme, pasi ishte ndarë kohët e fundit me babanë e foshnjave dhe i kishte lindur fëmijët duke marrë instruksione nga lapotopi i saj pasi kishte kontraktime.

Ajo tha: “Nuk e dija se si të lindja një fëmijë. E mbusha vaskën me ujë kur më filluan dhimbjet, sot nuk e mbaj mend se si e kam bërë këtë, por mbaj mend që u shtriva në vaskë dhe pashë në internet se çfarë duhet të bëja”. Jelica S. e lindi vetë fëmijën e parë, por i tha gjykatës: “Isha e frikësuar sepse nuk qante siç duhet.”

Ajo e çoi fëmijën poshtë në bodrum, ku mbante makinën e saj të larjes dhe e goditi atë dy herë në një mur, para se ta hidhte në tokë. Jelica pastaj e mbështolli fëmijën, i cili kishte pësuar thyerje të shumëfishta të kafkës dhe një dëmtim traumatik të trurit, brenda një arushi të vjetër Mickey Mouse.

Në gjykatë, ajo tha: “Unë vetëm e vura atje, nuk e di çmë gjeti në ato momente”. Rreth 31 orë më vonë, ajo solli në jetë djalin e saj të dytë, përsëri në banjë dhe këtë herë thuhet se lindi i vdekur. Nëna e sëmurë e mbështolli trupin e vdekur në një peshqir dhe e fshehu në një shportë lavanderie në kuzhinë.

Një ekspert i tha gjykatës se nëse Jelica do të kishte shkuar në spital pas lindjes së parë, fëmija i dytë mund të kishte mbijetuar. Jelica, e cila jetonte në Luzern, është shpallur fajtore për vrasjen e njërit prej djemve të saj binjakë me dashje, ndërsa gjykata gjeti se një tjetër vdiq me neglizhencën e saj. Prokurorët, të cilët thanë se Jelica nuk ishin në gjendje të paguante për një abort, kishin kërkuar që ajo të burgoset për tetë vjet.

Prokurori tha: “E akuzuara ka dy fytyra, duket naive, në të vërtetë ajo ishte në gjendje të rënduar”.

Por gjykatësja e dënoi Jelicas me 12 muaj burg dhe gjithashtu i dha asaj një dënim të pezulluar shtesë prej 22 muajsh. Ajo tha në vendimin e saj se gjykata “vlerëson se fajësia faktike e krimit është shumë e lartë”, por në anën tjetër tha se “subjektivisht ishte një situatë emergjence”.

Foshnjat kanë lindur dhe kanë vdekur tragjikisht në dhjetor të vitit 2015, kur Jelica ishte 20 vjeç.

Artikulli paraprakI fejuari e tradhtoi kur ishte shtatzënë, ja si u hakmor ajo
Artikulli i rradhës Kjo nënë ushqen me gji të posalindurin dhe fëmijën 4-vjeçar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.