Një vajzë 24 vjeçare është tradhtuar në mënyrë të përsëritur nga i dashuri i saj 25-vjeçar, madje edhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë.
“Ai më theu zemrën time”, tha gruaja e re, e cila krijoi një plan për t’u hakmarrë. “Doja ta poshtëroja atë dhe pasi e bëra u ndjeva më mirë”.
Historia u zhvillua në Northumberland, në Mbretërinë e Bashkuar. Siç është raportuar nga The Sun, Xhorxhia Xhekson, ka vendosur të shesë fshehurazi Xbox e të dashurit Josh Maddock (me vlerë 210 euro) për vetëm tre euro.
Vajza e dinte se kjo gjë do ta lëndonte të fejuarin e saj. Vajza e re postoi njoftimin e shitjeve në Facebook, duke shkruar: «Do të doja të shisja një Xbox për 3 euro.
Kam nevojë për të blerë një thikë të re kuzhine sepse ajo që kisha me ngeci tek goma e makinës se tij”, përfundoi mesazhin ajo. Pas këtij gjestik, i fejuari i saj është lënduar shumë, por Xhorxhia thotë se nuk i intereson fare sepse zemra e saj është thyer nga tradhita për herë të dytë.