Një nënë e tre fëmijëve e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të infeksionit me Covid-19, ka rrëfyer historinë e saj për Gazetën Shneta dhe Insajderi.
Nëna ka treguar se është infektuar me virus para disa ditësh ndërsa që 1 javë është e shtrirë në klinikë. Ajo ka tre fëmijë dhe më të voglin prej tyre e ka ende në gji.
“Jam nda nga fëmijët, më të voglin 2 vjet e gjysmë e kam ende në gji”, ka treguar ajo, teksa ka shpërthyer në lot gjatë intervistës.
Nëna iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet dhe të mbajnë maska. “Kemi mëndu që është rren, por nuk qenka rren. Është e vërtet, ju lutem mbani maskat”, ka thënë ajo. /Gazeta Shneta/