Një nënë u ankua për shtatzëninë e saj në një postim të mediave sociale dhe disa njerëz e sulmuan atë rreth kësaj. Por a nuk ka të drejtë të mos i pëlqejnë fazat e shtatzënisë?
Shtatzënia është një bekim, një mrekulli, një proces biologjik me të vërtetë mahnitës që jep gjënë më të çmuar në botë.
Por a është e lehtë apo argëtuese, apo edhe e rehatshme? Absolutisht jo. Dhe duke e pranuar këtë fakt, nuk ju bën juve mosmirënjohëse. Kjo ju bën njerëzore, transmeton Gazeta Shneta.
Personaliteti britanik Luisa Zissman di shumë mirë se shtatzënia nuk qëndron gjithmonë rreth momenteve të gëzueshme.
Andaj, ajo morri guximin të shfaq realitetin e shtatzënisë, por si rezultat i kësaj, ajo u bë objekt i disa kritikave të ashpra.
“Të ndjehesh e lodhur në shtrat me Ellie …. e urrej procesin e shtatzënisë, faktikisht nuk më pëlqen asgjë për shtatzëninë”, shkroi ajo së bashku në një postim në Instagram.
Dhe pastaj, filloi përplasja me komentet, si: “Jeni duke bërë shaka apo jo?”, përderisa një përdoruese tjetër shkruante “Si guxoni të urreni procesin e të bërit foshnje. A nuk ke menduar ndonjëherë për personat e tjerë që tentojnë për vite me rradhë që të kenë foshnje dhe duke dalur të pa suksesshëm?”
Natyrisht, kishte shumë përdorues që i vinin në ndihmë ndjenjave të saj.
Cili është mendimi juaj rreth këtij postimi? Komentojeni në faqen tonë të Facebook./Gazeta Shneta/