Ceara LaFrance 22 vjeçare mori një ftesë ku ndër të tjerash shkruante që ndalohej gjidhënia në prani të dhëndrit dhe mysafirëve të tjerë.
Ajo vendosi që t’i lërë dy vajzat e saja në shtëpi, por gjëja që shkaktoi reagimin e saj ishte vendi ku ishte përcaktuar për ta ushqyer foshnjën, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
“Për të gjitha nënat tona që janë duke ushqyer me gji një fëmijë, ne jemi të ndjeshëm ndaj faktit që ju mund të keni nevojë të ushqeni me gji fëmijën tuaj gjatë eventit tonë, prandaj ne kemi caktuar një vend të përshtatshëm për ta ushqyer fëmijën tuaj, kështu që nuk duhet ta bëni këtë në publik para familjes dhe miqve tanë”, thuhej në ftesën e dasmës.
Ajo krijoi një foto me mbishkrimin “Ne nuk ushqehemi në banjo, prandaj as bebet nuk duhet”.
Ceara tha se “zona për gjidhënie” nuk ishte asgjë më shumë se disa karrige në afërsi të banjos afër një shporte që ishte e mbushur me batanije për fëmijë”. /Gazeta Shneta/