Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna kërkon ndihmë për ta shëruar vajzën 3-vjeçare në Beograd

Lajme 09/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosovarët, shërimin për sëmundjet e tyre po mundohen ta gjejnë edhe në spitalet e Beogradit. Krejt kjo në mungesë të trajtimit të duhur shëndetësor në Kosovë për sëmundjet nga të cilat ata lëngojnë. Në Serbi, të bijën e saj, shpejtë mendon ta dërgojë për shërim edhe Fitorja. Vajza e saj, 3 vjeçe e gjysmë, Aridona, është diagnostikuar me një anomali të quajtur ‘Hidrocefalus’.

Nëna nga Fushë Kosova, Fitore Sejdiu, po kërkon ndihmë financiare që vajzën e saj, Aridonën vetëm 3 vjeçe e gjysmë ta dërgoj për shërim jashtë Kosovës. Vajza e saj, që nga lindja u diagnostikua më sëmundjen e “Hidrocefalus”. Do të thotë, në lindje, Aridona e vogël ka lindur me ujë në kokë. Problem ky i cili tash po ia vështirëson asaj jetesën.

Aridona, sot nuk mund të flas e as të ecë. Krejt kjo si pasojë e sëmundjes. Nëna e saj, Fitorja ka shpjeguar për Gazetën Express, rreth vështirësive me të cilat po ballafaqohet rreth trajtimit të vajzës së saj në QKUK e spitalet tjera private.

“Vajza ime i ka 4 vite e gjysmë. Nuk flet e as nuk ecë. Ka lindur me këtë problem. Por më kanë thënë që është i shërueshëm. Në Kosovë e kam pas tek shumë doktorë. Ku kam dëgjuar se ka mjek që e trajton sëmundjen e saj, unë e kam dërgua”, tregon nëna e 3-vjecares.

Por, pavarësisht se kjo grua thotë se e ka dërguar vajzën në mjek të ndryshëm në Kosovë, ajo thotë se sëmundja vetëm sa i është rënduar Aridonës.

Fitorja nga Fushë Kosova, tutje tregon se si po detyrohet që vajzën për analiza ta dërgojë jashtë QKUK’së.

“Trajtimi për të po është i kushtueshëm. Ilaçet nuk janë shumë shtrenjtë, por kontrollet tek mjekët shumë të  shtrenjta. Analizat, asnjëra nuk po bëhen në spital. Po detyrohemi që t’i dërgojmë në klinika private”.

Kjo nënë, tashmë ka vendosur që vajzën e saj ta dërgojë për shërim në Serbi. Thotë se në spitalin e Beogradit i kanë premtuar zgjidhje për sëmundjen e vajzës së saj.

Por, që vajzën ta dërgojë atje, Fitorja sot po e kërkon ndihmën e qytetarëve. Ajo thotë se i duhen para për shërimin e 4-vjecares.

“E pash që këtu nuk ka zgjidhje, vajzën e dërgova në Beograd. E pash një rast si çika ime edhe e mora e dërgova. Në gusht të vitit të kaluar, vajzën e mora e çova në Beograd. Kur atje i panë letrat e kapën kokën. Më thanë se kjo sëmundje ka shërim. U habitshin se si fëmijë 3 vite e gjysmë mos t’i gjendet shërim në Kosovë”, rrëfen tutje nëna e Aridonës.

Tutje,  ajo tregon se vetëm një natë në spitalet e Beogradit i kushton 200 euro.

“Atje më thanë që ka shërim. Por kontrollet po janë shumë shtrenjtë. Ne si familje nuk po mundemi me e përballu shërimin.  200 euro e më shumë do të kushtoje veç nata në spitalin e Beogradit. Shumat e gjëra nuk po mundemi që t’i përballojmë”, thërret për ndihmë nëna e 3 vjeçares.

E ky rast nuk është i vetmi kur kosovarët po i zgjedhin spitalet e Serbisë për shërim. Javë më parë edhe një familje nga Podujeva e kishin dërguar djalin e  tyre Unikun, për shërim në spitalin e Beogradit.

Artikulli paraprakProfesioni na “vodhi” rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë
Artikulli i rradhës MSH’ja harron pacientët e prekur nga sëmundja e sklerozës multiple

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.