Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Profesioni na “vodhi” rininë, politika kërkon të na grabisë lirinë

Lajme 09/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Nini Dede

– U bene disa dite qe nga “zbulimi” i famshem i projektligjit per disa ndryshime ne Kodin Penal, ne te cilin sensacioni i burgut 7 vjet per mjeket, “kenaqi” shume klikues “te verber” nga propoganda antimjek e politikes gati 30 vjecare pseudodemokratike, e cila fatkeqsisht vazhdon te lulezoje edhe ne ditet e sotme, ne sinergji te plote me mentalitetin po fatkeq, “te pafajshem” te cdo bashkekombasi qofte brenda apo jashte territorit shqiptar.

Qe profesioni i mjekut ka filluar te mos “lakmohet” me neper bote, ka tregues mjaft te qarte. Mjafton te permendim shtetet Europiane simbol te zhvillimit ( jo vetem ekonomik por multidisiplinar) si Gjermania apo Britania e Madhe, te cilat me cdo kusht, dita-dites po implementojne politika per terheqjen e mjekeve te huaj drejt vendeve te tyre.

Po tek ne c’po ndodh ?! Fenomeni i ikjes se mjekeve tane jo vetem qe nuk eshte nje gje e re e cila eshte shkruar e stershkruar neper qindra faqe gazetash,portalesh apo statuse rrjetesh sociale, por duket se  tashme as vete ne mjekeve nuk po na ben pershtypje (se shtetit dhe shtetasve ka kohe qe jo ).

Duket se rrugetimi i stergjate, qe prej viteve te stergjata te studimit (6-11 vjet pas shkolles se mesme deri ne diplomimin perfundimtar si specialist) dhe deri tek oret e netet e stergjata pa gjume te sherbimeve 24-oreshe,prane pacienteve dhe larg familjes, kane lodhur e dermuar shpirtin e cdo mjeku. Ky i fundit pervec pages monetare te mbijeteses dhe perdhosjes se dinjitetit profesional,moral dhe intelektual, po “fiton” tashme pa merite nga politika edhe ushqimin falas te burgut te ardhshem te tij.

Aq shume eshte lodhur shpirti i mjekut, sa nuk ka fuqi as te flase e as te bertase, as te qeshe e as te qaje, as te dritherohet e as te mbrohet nga mungesa e buzeqeshjes se neserme e cila ndoshta do te konsiderohet neglizhence.

Mesa duket ne Shqiperine tone te tranzicionit te perjetshem jo vetem mjekesor, edhe Zoti ka hequr dore nga “shpetimi”  i ketij profesioni te perkufizuar si profesion i lire, por qe  ne te vertete me mire do te ishte te quhej : profesion i lire i mbetur ne tentative.

Artikulli paraprakLoredana ishte shtatzënë në kohën kur mashtroi çiftin zviceran
Artikulli i rradhës Nëna kërkon ndihmë për ta shëruar vajzën 3-vjeçare në Beograd

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.